Rijeka nesër në ora 20:00 do ta luajë ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese për Confernce League kundër KF Dukagjinit në Prishtinë.
Trajneri i Rijekës, Sergej Jakirovic beson se skuadra e tij mund të kualifikohet tutje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo do të jetë pjesa e parë. Na pret një kundërshtar i mirë, i cili është cilësor në tranzicion. Ata kanë lojtarë të rrezikshëm të krahut, kështu që ne duhet të tregojmë disiplinë taktike. Ne do të mbajmë posedimin, sepse ky është stili i tyre. Shpresoj se do të prezantohemi mirë dhe do të fitojmë një rezultat pozitiv para kthimit”, tha Jakirovic për faqen zyrtare të klubit nga Rijeka.
“Ne do të duhet të dimë si t’i përgjigjemi agresivitetit të tyre. Ata luajnë me shumë emocione, do të kemi kujdes që të mos hyjmë në një incident që mund të jetë taktik. Nuk duhet të lejojmë që të provokohemi”, shtoi Jakirovic
“Moti nuk do të ndikojë në përgatitjen e ndeshjes. Edhe këtu është nxehtë, dhe ndeshja është zhvendosur nga ora 19:00 në 20:00. Është verë, nuk ka alibi, duhet të përshtatemi dhe të bëjmë maksimumin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


