Sporti

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos: Kemi shumë cilësi, kam fituar gjithçka në nivel të kombëtareve, dua edhe Kampionatin Botëror

03/29/2022 23:15
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, u shpreh i lumtur për kualifikimin në Kupën e Botës 2022 dhe la disa falënderime për arritjen.

“I përgëzoj lojtarët e mi, ata treguan një përkushtim të madh dhe luajtën si ekip në çdo moment të lojës, ndaj një kundërshtari jo të lehtë dhe që e tregoi këtë në dhjetë minutat e para. Jam shumë i lumtur për kualifikimin. Mbi të gjitha, Portugalia ka një të ardhme shumë të fortë përpara”, ka thënë Fernando Santos, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke pritur me padurim pjesëmarrjen në Botërorin 2022, Fernando Santos nuk e fshehu ambicien e tij për të fituar titullin maksimal të ekipeve kombëtare: “”, përfundoi Santos.

/GazetaBlic Sport/