Sergio Conceicao nuk e fshehu zhgënjimin e tij për eliminimin e FC Porto në Ligën e Kampionëve. Mbrëmë në Dragao, skuadra portgueze nuk mundi ta kthejë humbjen (0-1) në ndeshjen e parë, duke mos shkuar përtej barazimit pa gola në shtëpi.
Sipas Conceicao, FC Porto thjesht nuk kishte efikasitet për të detyruar vazhdime, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne ishim shumë kompetentë dhe superiorë në të dyja ndeshjet, por sot nuk bëmë gjënë më të rëndësishme, të shënonim gola. Lojtarët janë për t’u përgëzuar, ata bënë një lojë të shkëlqyer dhe e vërteta është se Interi kaloi në avantazh vetëm në 10 minuta, kur ne mbetëm pa lojtar në ndeshjen e parë. Ne ishim gjithmonë superiorë në çdo moment të lojës, strategjikisht shumë të aftë”, tha trajneri për Eleven Sports.
“Ata flasin gjithmonë për peshën e historisë, të pjekurisë… Dhe Interi, duke qenë një klub historik, ka lojtarë që janë mësuar me këto momente. Ne bëmë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Urime grupit tim të punës, fatkeqësisht nuk kaluam dhe pse e merituam”, vazhdoi Conceicao.
Sa i përket kundërshtarit, trajneri e kuptoi se e kishte të çuditshme qasjen italiane.
/GazetaBlic Sport


