Trajneri dhe lojtarët e Maqedonisë janë në re dhe rasti nuk është më i vogël: prania historike në Botërorin e Katarit është në distancën e një fitoreje në Portugali dhe, nëse kjo ndodh, do të jetë “arritja sportive më e madhe ndonjëherë për këtë shtet.
Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski e di mirë se kush është përpara, por nuk e humbet besimin pavarësisht kundërshtarit tejet të fortë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk ia vlen të flasim për cilësinë e Portugalisë. Ka lojtarë të mrekullueshëm dhe nuk ia vlen të përmend vetëm një, do të më duhej të rendisja shumë. Ne kemi respekt total për Portugalinë, por nuk kemi ardhur si turistë. Kemi ardhur për të dhënë maksimumin dhe për të fituar”, tha ai.
“Askush nuk e priste që ne të ishim këtu, pasi jemi shumë të vegjël. Por e vërteta është se ne kemi një shans për të arritur në Kupën e Botës dhe ne nuk duam ta lëmë këtë mundësi të ikë. Mesazhi ynë për lojtarët është i thjeshtë: shijoni momentin e lojës kundër një ekipi të madh dhe bëni më të mirën tuaj”, përfundoi trajneri i Maqedonisë së Veriut.
/GazetaBlic Sport.


