Sporti

Trajneri i Leipzig e konfirmon transferimin e Gvardiol tek Manchester City: Nuk mund të shtyhemi me ta, klubi fiton 90 milionë euro

08/03/2023 08:41
nga:L J

Josko Gvardiol po përfundon transferimin nga RB Leipzig te Manchester City me vlerë 90 milionë euro. Përfaqësuesi kroate për këtë arsye nuk ishte në skuadrën e Leipzig në asnjërën nga dy ndeshjet miqësore që gjermanët zhvilluan. Trajneri i Leipzig, Marco Rose, ka folur për Gvardiol pas ndeshjeve.

“Pse nuk luajti Gvardiol? Ne nuk kemi nevojë të flasim për këtë, të gjithë e dinë arsyen. Unë nuk mendoj se askush mund të përballet më me Manchester Cityn, por nuk mund të them se gjithçka ka përfunduar ende”, tha shkurtimisht Rose.

Largimin e Gvardiolës e ka komentuar edhe futbollisti i Leipzig, Kevin Kampl. ”

Josko është tashmë një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe ai do të jetë edhe më i mirë. Është e pabesueshme se si e trajton këtë pompozitet rreth tij. Ai ishte absolutisht i mrekullueshëm si në stërvitje ashtu edhe në dhomat e zhveshjes”, tha slloveni.

/GazetaBlic Sport