Sporti

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha prezent në ‘Fadil Vokrri’ për ta shikuar ndeshjen Ballkani – Ludogorets

07/11/2023 20:37
nga:L J

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha është prezent në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta përcjellur ndeshjen Ballkani – Ludogorets.

Ballkani do të ballafaqohet me ekipin bullgar, Ludogorets sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të fazës së kualifikimeve të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Gliha ndodhet në stadiumin e kryeqytetit, ku do të sheh nga afër cilësitë e futbollistëve të Ballkanit.

Kujtojmë se Kosova do të luajë dy ndeshje në shtator, ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.

/GazetaBlic Sport