Sporti

Trajneri i Kosovës flet pas ndeshjes: Na është dukur si të luajmë në Prishtinë

03/29/2022 20:35
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës në Zurich.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me “Dardanët” që zhvilluan një paraqitje shumë pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një gol i Rashicës që i dha avantazhin Kosovës, por një dalje e gabuar e Aro Muric, ndikoi që Lobota ta barazoi rezultatin në 1 me 1.

Në përgjithësi, mund të cilësohet një paraqitje e mirë e futbollistëve kosovarë, që kishin mundësinë dhe rastet për ta fituar gjithë ndeshjen.

Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, për mikrofonin e “SuperSport Digitalb” deklaroi se është shumë i lumtur me ndeshjen e sotme dhe se i është dukur se ka luajtur si në Prishtinë.

“Një ndeshje e mirë. Natyrisht edhe mënyrë me të cilën është arritur ky rezultat. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe paraqitjen që e kanë bërë sot. është matematike, dy ndeshje dhe tre portier, nëse mund të na shpjegoni se si të ia bëjmë. Varet nga ngjarja, gjithçka është e hapur. Duhen ndeshje miqësore për këtë. E kam ditur se stadiumi do të jetë i mbushur, sepse ka shumë tifozë të Kosovës. Na është dukur si të luajmë në Prishtinë. Këto dy ndeshje kanë qenë me pa se si luajnë futbollistët bashkë dhe kjo është bërë, dhe tash e kam një ide më të mirë se si sillen futbollistët në ndeshje. Dy ndeshjet që kemi bërë kanë qenë shumë pozitive. Në të dy ndeshjet, angazhimi dhe motivimi i futbollistëve dhe lojën se e kanë prodhuar në të dy ndeshjet, duke u adaptuar me kundërshtarin. Dhe kemi pas një disiplinë kolektive shumë të mirë”, deklaroi Giresse.

/GazetaBlic Sport/