Trajneri i Inter Miami, Tata Martino, ka zbuluar se Lionel Messi dhe Sergio Busquets mund të bëjnë debutimin e tyre për ekipin të premten.
Messi dhe Busquets janë gati për të luajtur, por ende nuk është vendosur nëse do të nisin nga minuta e parë apo do të vijnë nga pankina në ndeshjen kundër Cruz Azul të Meksikës. Takimi është më 22 korrik në orën 02:00 të mëngjesit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nga ajo që kam parë deri më tani, ata janë gati për të luajtur dhe do të luajnë që të premten”. Qoftë si titullar apo si zëvendësues, ata do të luajnë. Mendoj se Leo dhe Busquets janë në formë të mirë. Mendoj se do të shohim më të mirën e Messit sepse ai është ende i uritur për trofe”, tha Tata Martino.
/GazetaBlic Sport
Inside Training x @AutoNation | Messi & Busquets Edition ?? pic.twitter.com/17MXV9MKjT
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 19, 2023


