Sporti

Trajneri i Hibernian i kërkon falje tifozëve për humbjen ndaj Malishevës: Do mundohemi ta rikthejmë rezultatin pas një jave

07/23/2026 20:04
nga:L J

Trajneri i Hibernianit, David Gray, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes 2:0 ndaj Malishevës në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League.

Tekniku skocez e pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin që kërkon klubi dhe i kërkoi falje tifozëve që udhëtuan për ta mbështetur ekipin.

“Në aspektin e paraqitjes, ishte qartazi shumë larg nivelit të pranueshëm për këtë klub futbolli. Për tifozët që kanë ardhur deri këtu për ta mbështetur ekipin e tyre në Evropë, ajo që ofruam nuk ishte mjaftueshëm e mirë. E di këtë dhe është përgjegjësia ime ta rregulloj”, deklaroi Gray për BBC.

“E vetmja gjë pozitive është fakti se kemi edhe 90 minuta për ta korrigjuar këtë. Besoj fuqishëm se jemi të aftë ta përmbysim rezultatin”, shtoi ai.

“Nuk do të flas për rastet që patëm apo për gjëra të tilla, sepse në këtë moment ato janë të parëndësishme. Do të ishin vetëm justifikime”, përfundoi trajneri i Hibernianit.

Falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë, Malisheva udhëton drejt Skocisë me një avantazh të rëndësishëm.

/GazetaBlic Sport