Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligës së Kosovës.
Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë prodhuar një ndeshje me shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4, shkruan GazetaBlic.
Llapi kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Ahmed Januzin, por Drita reagoi menjëherë me Xhevdet Shabanin.
Në minutën e 30’të, Festim Alidema shënoi nga distanca, por menjëherë Llapi barazoi me Edon Sadriun.
Megjithatë, Xhevdet Shabani dhe Pricley shënuan edhe dy gola të tjerë për fitoren e Dritës në këtë takim.
Pas ndeshjes i kënaqur me fitoren u deklarua trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
“Nuk diskutohet që është shumë vështirë për t’u fituar në këtë fushë, ishte një pjesë e parë e barabartë, pastaj jam i kënaqur që ne e shfrytëzuam pjesën e dytë në mënyrën më të mirë për të marrë të tre pikët. Ne e dinim që skuadra e Llapit është e lodhur nga ndeshja e Kupës ndaj Prishtinës” tha Nuhiu shkurtimisht.
/GazetaBlic/


