Sporti

Trajneri i Cluj, Dan Petrescu: Nuk besoj që në “Fadil Vokrri” dikush mund ta mposht Ballkanin, jam i lumtur me rezultatin

09/08/2022 21:06
nga:E K

Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.

Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.

Krejt në fund në minutën e 90+1 Cluj arriti të barazoi rezultatin me anë të Matias.

Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i CFR Cluj ku shprehu respekt maksimal për ekipin nga Kosova.

“Pavarësisht se është skuadër debutuese, Ballkani është kampion në Kosovë, kur dikush është kampion ka mentalitet kampioni. Ata patën posedimin por ne patëm raste, jam i lumtur me rezultatin” tha fillimisht ai.

“Nuk jam i befasuar nga Ballkani, mendoj që në shtëpi Ballkani nuk do humb ndeshje as ndaj Sivasporit as ndaj Slavia Prague”, përfundoi trajneri i Cluj