Sporti

Trajneri i Brighton për largimin e Cucurella: Ai donte të luante në Ligën e Kampionëve

08/06/2022 11:44
nga:E K

Marc Cucurella është një lojtar i ri i Chelseat.

Mbrojtësi spanjoll largohet nga Brighton pas një sezoni si protagonist absolut, për një shumë prej më shumë se 60 milionë paund, një shitje rekord në historinë e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Brightonit, Graham Potter komentoi largimin e mbrojtësit spanjoll.

“Ne nuk donim të humbnim Marc, por ai donte mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve për të përshpejtuar kalimin e tij në Kombëtaren spanjolle për Kupën e Botës. Sigurisht që ne jemi të zhgënjyer që shohim Marc të largohet, por ne i urojmë atij sukses. Ai ka pasur një sezon të parë të shkëlqyer në Premier League, duke fituar me meritë të dy çmimet tona: Lojtari i Sezonit dhe ka qenë një kënaqësi e vërtetë të punoj me të për 12 muajt e fundit”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/