Sporti

Trajneri i Bayern Munich: “Cancelo luajti një lojë të shkëlqyer”

02/02/2023 08:09
nga:Lorik J

Julian Nagelsmann vlerësoi debutimin e Joao Cancelo për Bayernin në fitoren ndaj Mainz (4-0), për Kupën e Gjermanisë.

“Cancelo luajti një lojë të shkëlqyer. Ai është shumë kreativ, ka bërë pasime dhe krosime të shkëlqyera dhe ka pasur disa iniciativa. Ai luante nën drejtimin e një prej trajnerëve më të mirë në botë. Thjesht i thashë të luajë lojën e tij dhe të mos mendojë shumë”, ka theksuar trajneri i ekipit bavarez.

Reprezentuesi portugez ka bërë asistimin për golin e parë të Bayernit.