Vala e re e Covid-19 – e cila shpërtheu në fund të dhjetorit të kaluar – goditi edhe Lionel Messin: në ditët e fundit të 2021.
Pasi u rikuperua dhe iu bashkua grupit të Paris Saint-Germain javën e kaluar, Messi megjithatë mori lajmin nuk është thirrur nga Argjentina për ndeshjet kundër Kilit dhe Kolumbisë.
“Messi kishte variantin më të keq”, tha trajneri i Argjentinës, Scaloni.
“Është e qartë që do ta donim me ne, por fola me të dhe më tha që Covid e ka goditur fort. Variant më i vështirë”, shpjegoi Scaloni.
“E rëndësishme është që Messi të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë arsye vendosëm që gjëja më e mirë për të ishte të qëndronte në Paris për të kthyer formën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


