Sporti

Trajneri Beqiri: Nuk u turpëruam, Shkëndija kërkon rezultat pozitiv në Baku

08/05/2025 22:48
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, Shkëndija u mposht në shtëpi me rezultat 0-1 nga Qarabagu.

Edhe pse skuadra shqiptare pati disa raste të mira për të shënuar, për fat të keq nuk arriti t’i konkretizojë ato në gol.

Megjithatë, loja e mirë dhe përpjekjet e ekipit dhanë shpresë se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e dytë.

Shkëndija do të kërkojë të përmirësohet dhe të marrë rezultat pozitiv në transfertë, duke shpresuar për kalimin më tej në këtë garë.

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri është prononcuar pas ndeshjes: Humbëm, por nuk u turpëruam. Kemi humbur vetëm me 1:0, në Baku do të kërkojmë rezultat pozitiv.

/GazetaBlic Sport/