Sporti

Trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse flet për situatën e Paqaradës, tregon nëse do e thërras në të ardhmen

03/21/2022 11:21
nga:E K

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjeve miqësore të marsit.

Francezi ka folur në konferencën për media për dy ndeshjet miqësore dhe për objektivat e tij si trajner i Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam i informuar me problemin që ka pasur Paqarada me kombëtaren, sapo kam marrë drejtimin shohim në të ardhmen ndoshta situata do ftohet”, deklaroi francezi.

Kosova fillimisht luan me Burkina Fason me 24 mars kurse me 29 mars do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Zvicrës.

/GazetaBlic Sport/