Lajme

Tragjedia në Shkodër, gjendet në ujërat e Bunës trupi i një fëmije tjetër

05/06/2024 16:28
nga:G B

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka konfirmuar se është gjetur dhe trupi i një fëmije tjetër nga tragjedia e ndodhur tre ditë më parë në Shkodër.

Balla theksoi se dyshohet se dhe nëna dhe fëmija i tretë dyshohet se janë në të njëjtën zonë.

Ai pati një apel për vajzat dhe gratë duke thënë se këto  të fundit duhet të  denoncojnë dhunën.

“Është gjetur trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Sipas asaj që policia ka ndërtuar dyshohet se trupi i nënës dhe i fëmijës tjetër të jetë po në këto zonë.

Kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot, por dua që nga ky moment i vështirë tu bëjë të gjitha grave dhe vajzave në vend që të denoncojnë dhunën.  Dhuna me bazë gjinore, dhuna me bazë seksuale, kur shkon në punë. Duhet një shkëputje nga kjo situatë. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria”-tha ai.