Sporti

Totti i del në mbrojtje Mourinhos: Ajo që ka rëndësi është rezultati, të tjerat janë dytësore

03/29/2023 20:07
nga:Mergim Rreci

Nëse ka dikush me autoritet të madh për të folur për Romën, ai është Francesco Totti, një ish-reprezentues italian që luajti gjatë gjithë karrierës së tij në skuadrën italiane.

I ftuar për të analizuar punën e Jose Mourinhos këtë sezon, ish-sulmuesi ishte në anën e trajnerit portugez, duke e mbrojtur atë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është në çerekfinalen e Europa League, ai mund të arrijë Ligën e Kampionëve në Serie A. Ajo që ka rëndësi është rezultati, të luash mirë apo keq është dytësore”, tha Totti.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë shtuar kritikat për trajnerin portugez, me tifozët që nuk janë të lumtur me rezultatet e arritura nga klubi.

/GazetaBlic Sport/