Daut Haradinaj ka thënë se sot po fillon dita e agregatëve, derisa në kryeqytet ka reduktime të rrymës nga 4 orë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në disa zona nuk dihet as kur ndalet e as kur vjen rryma, derisa shton se gjendja pritet të keqësohet.
Ai e ka quajtur totalisht të papërgjegjshme qeverinë.
Postimi i tij i plotë:
Sot po duket që po fillojka dita e agregatave.
4 orë pa rrymë në Kryeqytet, në shumë zona as që dihet kur ndalet a kur vjen rryma.
E pritet të jetë edhe më keq në ditët dhe javët në vijim.
Total të papërgjegjshëm.


