Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se komuna e tij i ka dërguar listat për paga si çdoherë, siç janë procedurat.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic thotë se nuk dërgojnë lista të selektuara.
“Ata kanë kërkuar që ne t’i dërgojmë listat e selektuara. Ne i kemi dërguar listat si zakonisht siç kërkohet por që pagat nuk kanë dalë për asnjë mësimdhënës. Ajo është procedurë e zakonshme që bëhet në javën e parë të muajit. Por selektimi është bërë nga ministria. Ne nuk kemi dërguar lista të selektuara”, thekson Totaj.
Ai thotë se mësimdhënësit janë punëtorë të komunës me të cilën kanë kontratë dhe jo me qeverinë, teksa shton se nuk dëshiron që të besojë se qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat.
“Mësimdhënësit janë punëtorë të komunës, ata kanë nënshkruar kontratë me komunën dhe jo me qeverinë. Qeveria nuk është në harmoni me ligjin lidhur me pagat, në aspektin moral as që dua ta diskutoj sepse ajo është shembull jo i mirë dhe thjesht s’po du me besu që s’do t’i ekzekutojnë pagat sepse po besoj që deri me datën 5 do të kryhen”, vlerëson kryetari i Prizrenit për Gazeta Blic.
Ai ka edhe disa fjalë lidhur me atë që qeveria thotë se nuk do t’i paguajë atë që kanë qenë në grevë dhe nuk kanë punuar.
“Nuk dua të komentoj se çka thotë qeveria por po e tregoj gjendjen faktike, ata e thonë atë që e mendojnë, reagimet e qytetarëve e tregojnë realitetin dhe gjendjen faktike, por mësimdhënësit kanë kontrata me komunën dhe jo qeverinë, buxheti i komunës i takon komunës, me ligj”, deklaron Shaqir Totaj./Gazeta Blic/
Lladrovci përgënjështron Nagavcin: Listat e pagave janë dërguar, ndalja e pagave e kundërligjshme
Gjini: Ministria selektoi listat për shkak të grevës, ndalja e pagave shumë gabim
SBASHK-u ultimatum Qeverisë: Të presim veç edhe nesër!


