Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar përmes një postimi se po përfundon projekti i rigjallërimit të Shadërvanit, raporton GazetaBlic.
Ai ka bërë të ditur se rruga “Marin Barleti” ka marrë një pamje të re, pas vendosjes së kalldrëmit, kabllove nëntokësore dhe gjelbërimit dekorativ.
Totaj theksoi se Prizreni, si qytet turistik, po shndërrohet në shembull për investime në zonat historike në Kosovë dhe rajon.


