Lajme

Totaj i përgjigjet Muratit: Nuk dërgojmë lista të grevistëve

08/30/2022 15:17
nga:Genita C

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur rreth çështjes ku Ministria e Financave po kërkon nëpër komuna, listat e grevistëve për t’i ndëshkuar në paga, raporton GazetaBlic.

Totaj ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se komuna e Prizrenit nuk do të dërgojë lista të grevistëve.

“Greva është e ligjshme”, tha Totaj.

Ndryshe, në mbledhjen e kryetarit me drejtorët, drejtori i Financave, Sulltan Badalli ka treguar se nga Thesari është kërkuar lista e grevistëve .

Urdhri nga ‘lartë’ – Ardian Gjinin e habit presioni i Qeverisë Kurti për listën e pagave për grevistët

“Kjo nuk është zgjidhje” – Ferid Idrizi i Vushtrrisë i ka disa fjalë për presionin e Qeverisë mbi komunat për grevistët