Sporti

Topalli: Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e Ballkanit, kanë shkruar historinë – ju urojë suksese dhe fat në grupe

08/26/2022 11:57
nga:L J

Një nga lojtarërt që ka kontribuar në klubin e Ballkanit në vitet e fundit është padyshim sulmuesi Jetmir Topalli.

24 vjeçari para dy vitesh ishte një nga lojtarët kyç të ekipit nga Suhareka, mirëpo vendosi të largohej për ta vazhduar karrierën në Turqi, teksa aktualisht luan tek Instanbulspor si startues, ku ka paraqitje mjaft të mira.

Topalli është shprehur shumë i lumtur për sukesin e madh të Ballkanit.

“Patjetër qe jam ndier tejet i lumtur se kam qenë pjesë e një ekipi që tashmë vetëm bëri histori me kualifikim në grupe të Conference League”, tha Jetmir Topalli për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas Topalli uroi presidentin e klubit, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje.

“Mesazhi im është që uroj presidentin Arsim Kabashin që me familjen e tij nuk u ndal së besuari në çdo vit se do arrinte të bënte histori edhe gjithashtu uroj shokët e mi edhe gjjthë tjeret që kanë kontribuar që ata të bejnë histori dje. I deshirojë suksese edhe fat në grupe”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Ballkani do të luajë në grupet e Conference League në edicionin 2022/23, pas fitores ndaj Shkupit me rezultatin e përgjithshëm 3:1 në “Play Off”.

/GazetaBlic Sport