Bleart Tolaj, sulmuesi i Ballkanit ka folur pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Toaj i cili realizoi golin e parë në fitore 2:1, u shpreh mjaft i lumtur për kalimin tutje.
“Goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm sepse na dha qetësi dhe vetëbesim. Na lejoi ta menaxhojmë më mirë ritmin e lojës dhe ta detyrojmë kundërshtarin të rrezikojë më shumë. Ndaj Gjilanit ishim më të disiplinuar taktikisht, e kontrolluam mesfushën dhe bëmë presion të lartë. Sot ishim më të përqendruar dhe më efikas para portës”, tha Tolaj për faqen zyrtare të klubit.
/GazetaBlic Sport


