Lajme

Tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

02/06/2023 22:00
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.