Chelsea shënoi gol ndaj Liverpoolit, por goli u anulua për offside.
Blutë realizuan me anë të Kai Havertz i cili ishte në pozicion jashtë loje, shkruan GazetaBlic Sport.
Havertz realizoi në minutën e 80’të, megjithatë anësori sinjalizoi pozicionin e tij jashtë loje.
Kujtojmë se edhe Liverpool realizoi me Matip,kurse goli i The Reds u anulua nga VAR.
Rezultati aktual 0-0.

/GazetaBlic Sport/


