Lajme

Time Kadrijaj: Dimal Basha është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes

08/28/2025 11:32
nga:N K

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, pas publikimit të punimit të tij të mëhershëm në bashkautori, ku ai akuzohet se ka bërë shkrime me tone të rënda ndaj UÇK-së.

Në një prononcim për media, Kadrijaj tha se përgjegjësia për këtë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një monstrum të tillë nuk është dashur as të propozohet. Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së propozuar”, deklaroi ajo.

E pyetur nga gazetarët për votimin e AAK-së në seancën e Kuvendit, Kadrijaj u distancua duke theksuar se nuk e ka votuar Bashën.

“Bekë Berisha e ka votuar. I ka premtuar”, tha Kadrijaj.