Sporti

Tifozi simpatik i Arsenalit bëhet viral në rrjetet sociale, realizon nga penalltia dhe mrekullon me festën e tij

04/05/2022 09:52
nga:Mergim Rreci

Crystal Palace e ka bërë akoma më të zjarrtë garën për pozitën e katërt në Premier League.

Kjo skuadër mori një fitore spektakolare përballë skuadrës së Arsenal, me rezultatin 3:0.

Megjithatë, një ngjarje shumë interesante ka ndodhur në përfundim të pjesës së parë të kësaj sfide, atje ku një tifoz i vogël i Arsenalit është futur në fushë dhe ka ekzekutuar një penallti, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi që e konkretizoi atë me gol, ai bëri një festim fantastik në drejtim të tifozëve, fillimisht imitoi Mbappen, më pas “heshti” tifozët me gishtin tek hunda.

Ja pamjet nga ky moment.