Sporti

Tifozi i ‘zjarrtë’ i Trepçës, Qeti i dërgon ‘mesazh’ Alban Veselit: Mos nxit situata me fjalë të tilla!

05/05/2023 19:25
nga:Mergim Rreci

Trepça dhe Peja janë duke u përballur në ndeshjet e fundit finale në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Ndeshja e parë përfundoi në të mirë të Trepçës, por që përfundimi i saj u shoqërua me disa tensione, pjesë e cilës ishte edhe basketbollisti nga Peja, Alban Veseli.

Një nga figurat kryesore e ikonike të qytetit të Mitrovicës, tifozi i ‘zjarrtë’ i Torcidës, Shefqet Begu është optimist që mitrovicasit do ta fitojnë titullin kampion.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ‘Qeti’ kishte një mesazh për basketbollistin Veseli, duke e këshilluar atë që të mos nxisë situata të tilla, sepse më pas po kalojnë në probleme mes klubeve.

“Fjalët e Alban Veselit janë nxitëse dhe nuk duhet të bëhen, sepse ai është në fushë dhe nuk e ‘ngucë’ askush, por tifozët më pas po përplasen dhe po rrahen. Kjo kërkesë shkon edhe për basketbollistët e të dyja palëve, të jenë të kujdessh♪7 me deklaratat e tyre”, tha ‘Qeti’.

Kujtojmë që ky ishte postimi i Alban Veselit pas ndeshjes së parë me skuadrën e Trepçës.

/GazetaBlic Sport/