Sporti

Tifozi i vogël i Argjentinës i emocionin lojtarët, Enzo Fernandez në lot kur dëgjoi fjalimin e tij

03/28/2023 11:05
nga:Lorik J

Në margjinat e shortit të Libertadores, CONMEBOL zhvilloi një ceremoni për të nderuar Argjentinën për fitimin e titullit të tretë botëror.

Presidenti i Federatës Argjentinase, Claudio Tapia, anëtarët e ekipit teknik të drejtuar nga Lionel Scaloni dhe të gjithë lojtarët që ishin në Botërorin e Katarit, ishin prezent në këtë ceremoni, teksa  theksi i veçantë ishte tek Lionel Messi që do të ketë një statujë pranë Peles dhe Maradonës në muzeun e CONMEBOL, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga fëmijët që shpërndau çmimet për lojtarët përfundoi duke folur në skenë dhe la fjalë që lanë në lot Scaloni dhe lojtarin e Chelseat, Enzo Fernandez.

“Është krenari të jesh me ekipin më të mirë në univers”, tha ai.

Jose, tifozi i vogël u bë i njohur në rrjetet sociale për të qarat e tij pas fitores së Argjentinës ndaj Australisë në fazën e eliminimit. Conmebol e ftoi atë dhe fansat e tjerë që u bënë viral gjatë eventit të zhvilluar në Katar.

/GazetaBlic Sport