Sporti

Tifozi i Slavia Prahës: Unë pres një fitore të lehtë ndaj Ballkanit me pesë ose më shumë gola diferencë

09/15/2022 13:32
nga:L J

Një tifoz i Slavia Prahas, Johnynz ka theksuar se skuadra e tij e zemrës pritet të fitojë sonte lehtësisht ndaj kampionit të Kosovës, FC Ballkanit.

Sonte nga ora 18:45 në ‘Eden Arena’ luhet ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Praha, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një mrekulli për Ballkanin që hyri në grup. Skuadra e tyre ka një vlerë totale prej pak më shumë se 4 milionë euro, e ngjashme me shembull, një klub të kategorisë së dytë të Çekisë. Unë pres që lehtë mund të jetë me pesë ose më shumë gola diferencë”, thotë Johnynz në analizën e tij për portalin, Sport.cz.

Kujtojmë se Ballkani luajti baras 1:1 me Cluj në takimin e parë, kurse Slavia Praha barazoi ndaj Sivvasporit poashtu 1:1 në Turqi.

/GazetaBlic Sport