Sporti

Tifozët nuk zhgënjehen pavarësisht turpërimit në derbi, nesër 65 mijë tifozë priten të jenë prezent për takimin Milan – Newcastle

09/18/2023 20:47
nga:Lorik J

AC Milan po pret ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon kundër Newcastle United në San Siro nesër mbrëma.

Sipas mediave italiane, 65,000 spektatorë priten të jenë prezent në San Siro për debutimin e Milanit në Champions League për 2023-24.

Tifozët kuqezi janë sërish të pranishëm dhe do ta bëjnë skuadrën të ndjejë gjithë pasionin e tyre. Do të ketë rreth 7,000 tifozë të Milanit nga jashtë, që vijnë nga mbi 100 vende nga e gjithë bota, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Arabinë Saudite, Australinë, Shqipërinë dhe shumë të tjerë.

Do të ketë 700 të ftuar nga klubi italian.

Ndeshja luhet nesër nga ora 18:45.

/GazetaBlic Sport