Sporti

Tifozët e Milanit e ‘djegin’ Londrën, krijojnë atmosferë fantastike para ndeshjes

03/08/2023 18:29
nga:Mergim Rreci

Një super përballje na pret sonte në Ligën e Kampionëve.

Tottenham dhe Milan do të përballen në Londër, atje ku do të mësohet skuadra që do të kalojë tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1 me 0 në të mirë të skuadrës italiane.

Një numër i madh i tifozëve të Milanit kanë udhëtuar për në Londër, duke krijuar atmosferë fantastike disa orë para ndeshjes.