Vedat Muriqi tashmë mund të konsiderohet futbollisti më i ri i skuadrës së Mallorcas.
Sulmuesi kosovar po largohet nga Lazio në drejtim të skuadrë spanjolle, kjo pas një aventurë jo shumë të suksesshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Muriqi po udhëton sot në drejtim të Mallorcas për të kryer testet mjekësore, kurse nesër pritet të jetë edhe dita kur do të zyrtarizohet tek skuadra e re.
Duket se kjo i ka gëzuar tifozët e Lazios, të cilët nuk ishin aspak të kënaqur me të. Një tifoz i kësaj skuadre ka postuar një fotografi ku shihet tavolina e mbushur me mbishkrimin “Muriqi jashtë”, duke aluduar që kjo është arsyeja e festës.
Të shumta ishin komentet e tjera kundër reprezentuesit kosovar.
Muriqi out ??? pic.twitter.com/jHugiyozXB
— Mattia (@chimentimattia) January 29, 2022


