Sporti

Tifozët e kombëtares së Turqisë në Kosovë: Kombëtarja jonë mund të shkojë deri në gjysmëfinale

06/11/2021 13:11
nga:E K

Kampionati evropian, ‘Euro2020’ fillon sonte.

Ndeshja e parë e kampionatit evropian është ajo mes Turqisë dhe Italisë, që zhvillohet sonte në ‘Olimpico’ me fillim nga ora 21:00.

GazetaBlic Sport para kësaj ndeshje ka vizituar qytetin e Prizrenit, qytet ky i cili ka mijëra tifozë të kombëtares së Turqisë.

Nga Shoqata e tifozëve të Besiktasit në Kosovë, kryetari Shefki Potokqi beson se kombëtarja e Turqisë do të arrijë të paktën deri në gjysmëfinalen e madhe të eventit madhështor të futbollit.

Poashtu edhe anëtari i Shoqatës së Tifozëve të Besiktasit, Alev Nus beson se Turqia mund të jetë befasia e madhe e ‘EURO2020’, pasi besojnë shumë edhe tek selektori i tyre, Senol Gunes.

Deklarata e tifozëve turq mund t’i shikoni në linkun e mëposhtëm: