Sporti

Tifozët e Juventus të “lodhur” nga Allegri – dëshirojnë Conten si trajner

04/17/2022 12:19
nga:E K

Tifozët e Juventusit janë kthyer kundër trajnerit Allegri pas barazimit të fundit në Serie A ndaj Bolognas me rezultat 1-1.

Përveq zemërimit të tifozëve as pronarët e “Zonjës së Vjetër” nuk duket të jenë të kënaqur me punën e Allegrit deri tani, shkruan GazetaBlic Sport.

Lapo Elkann, kushëriri i presidentit të Juve, Andrea Agnelli dhe një nga trashëgimtarët e pasurisë familjare, bëri një postim që bëri mediat të aludojnë në një shkarkim të mundshëm të tij prej
klubit nga Torino.

“Nuk jemi shumë të lumtur… Allegri”, ka shkruar ai në Twitter.

Emri që po kërkohet më së shumti për zëvendësimin e mundshëm të tij në rast shkarkimi nga fansat e Juves është Antonio Conte i cili është në drejtim të Spurs në Angli.

/GazetaBlic Sport/