Skuadra e Interit sonte takohet me Atalantan në Bergamo.
Inter dhe Atalanta luajnë në kuadër të Serie A, me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifozët e Interit të cilët do të përkrahin ekipin e tyre sonte kanë shpalosur një baner para stadiumit të Atalantas, ku tallen keq me Bonuccin.
“Ju lutem, a mund të hyj”, shkruhet në baner.
Ky shkrim lidhet me Bonuccin, pasi ky i fundit ishte bërë gati të futej në lojë në Superkupën e Italisë në minutën e 119’të, për të ekzektuar penalltitë – por goli i Sanchez ia pamundësoi një gjë të tillë…
/GazetaBlic Sport



