Një mbrëmje spektakli dhe rivaliteti në Europa League.
Galatasaray dhe Barcelona kanë dhuruar emocione të veçanta në Turqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Xavit ka triumfuar me rezultat 1 me 2, rezultat ky që e dërgon tutje në Europa League.
Marcao shënoi për epërsinë e skuadrës turke, por një gol i Pedrit barazoi shifrat në 1 me 1. Me të filluar pjesa e dytë, Aubameyang shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për klubin spanjoll.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë në këtë takim. Një incident i shëmtuar u regjistrua në minutën e 86-të, atje ku protagonist ishte mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.
Teksa mbrojtësi ishte duke kryer një rivënie anësore, sende të forta (shishe dhe gota plastike të mbushura me lëngje të ndryshme) u lëshuan drejt tij, nga tifozët turk. Alba nuk nguroi të kundërpërgjigjej, teksa në shenjë revolte, e shkelmoi topin me forcë drejt tribunës ku ishin vendosur tifozët.



