Ka lindur një konflikt i ri në tifoskenën evropiane. Ai mes tifozëve të Ferencvarosit, Uj Generacio dhe atyre të Crvena Zvezdas, Delije.
Tifozët serbë kanë marrë një baner nga ata hungarez gjatë një ndeshje të Ferencvarosit dhe në duelin e djeshëm me dy skuadrave ata ia vunë flakën, përcjell GazetaBlic Sport.
Lidhur me këtë kanë reaguar tifozët hungarezë – duke i quajtur frikacak ata të Crvena Zvezdës dhe duke aluduar se kanë marrë banerin nga tifozë të cilët nuk janë ultras, por vetëm shikues ndeshjesh.
Ja reagimi i tifozëve hungarez:
“Historia e një flamuri. Flamuri është vjedhur pas ndeshjes Ferencvaros – Debrecen. Ata (Delije) blenë bileta për ndeshjen me letra austriake, dhe pastaj u përzien në turmë dhe shikonin se kush i merr flamujt tanë në shtëpi. Ashtu si hienat, ata zgjodhën më të dobëtit. Flamuri Új Generáció (që nuk është flamuri kryesor) u mor në shtëpi nga një baba dhe djali i tij. Ata i sulmuan dhe morën flamurin. Kërkimet filluan menjëherë, Zvezda mohoi të kishin lidhje me këtë veprim, ndaj në atë moment dyshuam edhe për grupe të tjera të huaja. Me ardhjen e ditës së ndeshjes (Ferencvaros – Crvena Zvezda) dhe serbët kishin ardhur në grupe nga 3-5, me rroba pa logot e Zvezda dhe Delije, atëherë Zvezda pranoi se ata kishin vjedhur flamurin. Grupi Új Generáció informoi Zvezda-n se ata mund të rraheshin për flamurin dhe rekomanduam një takim të drejtë në mal. Mirëpo, Zvezda e refuzoi këtë duke thënë se nuk është “stil ballkanik”. Një ditë para ndeshjes dhe në ditën e ndeshjes, gjuetia vazhdoi, huliganët e Zvezdës vrapuan dhe flamurit iu vu zjarri në stadium. Ne ishim. Jemi, do të jemi”, shkruan tifo-grup hungarez në rrjetet e tyre sociale.
/GazetaBlic Sport
Am 9.Oktober sind ein paar wagemutige Serben zum Ligaspiel Debreceni VSC – Ferencváros gefahren und konnten dort die Fahne der Új Generáció entwenden. Beim gestrigen Europapokalauftritt von Crvena zvezda in Budapest wurde die Fahne nun vor den Augen der Új Generáció verbrannt. pic.twitter.com/1tKt1VPXBt
— Schneppe Tours (@schneppe_tours) October 14, 2022


