Everton është në ankth pasi rrezikojnë qëndrimin në Premierligë dhe këtë të dielë pret Chelsean për ndeshjen e 35-të.
Tifozët, gjithashtu të shqetësuar, vendosën të mundohen t’i lënë pa gjumë londinezët, duke shpërthyer lloje të ndryshme fishekzjarre pranë hotelit ku ishte vendosur ekipi i Thomas Tuchel, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas disa raportimeve, situata ka zgjatur rreth dy orë, nga ora 1 deri në 3 të mëngjesit.
Everton aktualisht renditet në vendin e 18’të në Premierligë dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.
And here we go again pic.twitter.com/5wv6pNXjpc
— Megan Emily (@meganrourke_) May 1, 2022
/GazetaBlic Sport/


