Sporti

Tifozat Kuq e Zi mblidhen sonte në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për t’i bërë homazhe policit Afrim Bunjaku

09/25/2023 11:11
nga:Lorik J

Tifozat Kuq e Zi sonte do të mblidhen në sheshin “Nënë Tereza” për t’i bërë homazhe dëshmorit më të ri të kombit, Afrim Bunjaku.

Në mëngjesin e djeshëm, terroristët serb në veri kanë qëlluar për vdekje policin kosovar, Afrim Bunjaku, teksa plagosën dy policë tjerë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozat Kuq e Zi kanë paralajmëruar se sonte në orën 19:00 do të mblidhen tek sheshi “Nënë Tereza” për të ndezur qirinj dhe për ta nderuar dëshmorin Bunjaku që dha gjak për tokën shqiptare.

Ja postimi i tyre: