Trajneri Thomas Tuchel dëshiron të sjellë disa përforcime të reja përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator dhe Boehly, i cili bleu klubin nga Roman Abramovich, do të përpiqet t’ia plotësojë kërkesat. Kështu, shpenzimet e ‘Bluve’ të Londrës këtë verë mund të kalojnë shifrën e 300 milionë paundëve.
Me nënshkrimin e Wesley Fofana nga Leicester City, Chelsea ka arritur shifrën prej 250 milionë funtesh të shpenzuara për lojtarë këtë verë. Dhe nëse ata ia dalin në planin e tyre dhe sjellin Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona dhe Anthony Gordon nga Everton, ata mund të kalojnë lehtësisht shifrën prej 300 milionë funtesh, përcjell GazetaBlic Sport.
Chelsea ka vendosur tashmë një rekord klubi për shpenzimet në një afat kalimtar, pasi rekordi i mëparshëm mbahej në merkaton e verës 2020, kur investuan 230 milionë funte për përforcime.
Shumë pyesin nëse biznesi i Chelseat është në përputhje me rregullat e “Fair Play Financiar”. Klubi është i bindur se nuk do të ketë probleme, se largimet e Romelu Lukakut, Timo Werner dhe Emerson Palmierit do të ndihmojnë për të balancuar llogaritë.
/GazetaBlic Sport


