Sporti

Thomas Thuchel flet para ndeshjes: Koha e bisedave ka mbaruar, dalim për rezultat pozitiv

05/29/2021 20:39
nga:Mergim Rreci

Chelsea dhe Manchester City do të përballen pas pak në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat angleze kanë zhvilluar një edicion fantastik në garën më të madhe evropiane për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

Kësisoj ato do të ndeshen në finalen e madhe të Portos ku do të diskutohet për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, Thomas Thuchel tha se koha e bisedave ka mbaruar dhe se shpreson të dalin me rezultat pozitiv.

“Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Koha e bisedës ka mbaruar. Shpresoj të dalim nga kjo lojë me një rezultat të mirë”, tha Thuchel.

/GazetaBlic Sport/