Sporti

Thirrje raciste ndaj Vinicius Junior, ndëshkohen tifozët e Valencia dhe Atletico Madrid

06/05/2023 22:26
nga:E K

Më në fund vendoset drejtësit për anësorin brazilian të Real Madrid, Vinicius Junior, me Federatën Spanjolle të Futbollit që ka ndëshkuar ditën e sotme, tifozët që shpërthyen në thirrje raciste në përballjen ndaj Valencia.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Federata ka vendosur që 3 tifozët e Valencia-s do të paguajnë 5 mijë euro gjobë, teksa nuk do të lejohen të futen në stadium përgjatë këtij viti.

Ndëshkime u dhanë dhe për 4 tifozët e Atletico Madrid, të cilët varën një kukull që simoblizonte anësorin e Real Madrid në një urë para ndeshjes së çerek-finales së Kupës së Mbretit, me scilin prej tifozëve, që do të paguajë 60 mijë euro dhe u është ndaluar hyrja në stadium për dy vitet e ardhshme.