Sporti

Theu rekordin shtetëror dhe fitoi medaljen e artë, Ramadani: Jam shumë krenar që i solla këtë sukses Kosovës

03/16/2023 21:19
nga:E K

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani pati një paraqitje fantastike në Liera të Portugalisë ku u mbajt Kampionati i Evropës për hedhjen e gjylës të grupmoshës U23.

Muhamet Ramadani arriti ta hedh gjylën në një largësi prej 19.28 metra duke u shpallur kampion i Evropës për grupmoshat U23, shkruan GazetaBlic Sport.

Atleti kosovar la pas gjermanin Eric Malhofer dhe italianin Riccardo Ferrera duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë.

Muhamet Ramadani në një intervistë për GazetaBlic Sport tregoi eksperiencën e tij në Portugali dhe për objektivat e tij në karrierë.

“Ishte ndër arritjet e mia më të mëdha ku edhe arrita rekord personal dhe hudhja prej 19.28metra ishte edhe rekord shtetëror“, tha fillimisht Ramadani.

“Jam shumë krenar që e arrita këtë rezultat dhe që e sigurova medaljen e artë për Kosovën“, shtoi ai.

Para këtij kompeticioni Ramadani garoi edhe në Kampionatin Evropian për senior nuk kishte rezultatin e njëjtë ku arriti që ta hedh gjylën për 17.93m.

Duke folur për këtë Ramadani tha se fokusi i tij ishte kompeticioni në Portugali ku edhe shkëlqeu.

“Nuk isha i përgaditur për atë garë shkaku i garës në Portugali. Synimet e mia janë që të vazhdojë me performanca të mira dhe të siguroj të tjera medalje të arta“, tha Muhamet Ramadani.

Ramadani potencoi poashtu se është e vështirë që të përgaditesh për gara të tilla të nivelit ndërkombëtar duke pasur parasysh kushtet e punës në Kosovë.

“Është e vështirë, por vullneti dhe puna e madhe na bën që të jemi lider europian për grupmoshat ku garojmë“, përfundoi Ramadani për GazetaBlic Sport.