Lajme

Therje me thikë në Vushtrri

04/30/2022 10:37
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri një person është therur dje me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Siç njofton Policia kjo ka ndodhur pasi këta të fundit kishin një zënkë mes vete.

Viktima gjendet në spital për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Tirana, Vushtrri 29.04.2022 – 17:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar pasi kishin një zënkë mes vete. Viktima gjendet në spital për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pasi intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.