Lajme

Therje me thikë në Istog

11/27/2022 09:44
nga:Astrit Gashi

Tre persona të mitur janë arrestuar mbrëmë në Istog, pasi që të njëjtit, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.