Lajme

Theret me thikë një person në kryeqytet

05/19/2021 17:23
nga:Q R

Një person është therur me thikë sot rreth orës 16:00, në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazeta Blic se deri tek therja e një personi ka ardhur pas përleshjes në mes të disa personave.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.