Lajme

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

11/05/2021 10:26
nga:N M

Një i mitur ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i mituri ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima ishte goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurti: Astrit Dehari u vra në burg, nuk do të jemi të qetë pa sjellë drejtësi për të