Lajme

Themelohet komisioni hetimor për rezervat shtetërore

09/21/2023 15:44
nga:Y I

Pas një debati të gjatë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

Drejtues i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues do të jenë pjesë e këtij komisioni.